DURRËS- Grabiti zyrat qendrore të Postës Shqiptare, pranga autorit. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Eduart Gogoli, i cili mbrëmjen e djeshme pasi ka thyer dritaren e Postës Shqiptare ka mundur të largohet me një shumë të konsiderueshme parash. 

Grabitësi ka rënë mesditën e sotme në prangat e policisë, pasi është mundur të identifikohet nga kamerat e sigurisë. Policia nisi procedimin penal ndaj Gogolit, ndërkohë që ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.