DURRES, 19 prill 2013– Policia e Durrësit ditën e djeshme ka plotësuar Kërkesë–Padi për Lëshimin e Urdhërit  të Mbrojtjes  së Menjëhershme për dy gra.

Rastet e dhunës në familje janë shndërruar në një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë .

Vetëm gjatë të enjtes forcat e policisë se Durrësit kanë lëshuar urdhër-mbrojtje për dy shtetase pas denoncimit të bërë nga ana e tyre përkatësisht për një 41-vjecare, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi I.K., 45 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Gjithashtu është lëshuar urdhër-mbrojtje dhe për një 32-vjecare, banuese në Durrës, e cila deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.S., 31 vjeç.

Sipas policisë së Durrësit materialet lidhur me këto dy raste iu përcollën për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës.