DURRES, 5 prill 2013 – Një grindje mes disa të rinjve në zonën e plazhit ka sjellë për pasojë plagosjen e një 17 vjeçari.

Burime policore bëjnë të ditur se i plagosuri me thikë është 17 vjeçari Briken Ibraj. Ngjarja është regjistruar pak më parë në një internet kafe në lagjen nr.13.

I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe është nën kontrollin e mjekëve, pasi eshte ne gjendje te rende shendetesore. Ndërkohë forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para proceduriale.

Mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me iniciale E.G. dhe po punohet për ndalimin e tij. Sipas policise, te rinjte jane grindur me njeri tjetrin per motive te dobeta.

/e.a. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/