Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” lidhur me një gropë të madhe të krijuar në asfalt, e cila po “u nxin jetën” banorëve të zonës në këto 3 vitet e fundit.

Bëhet fjalë për një aks rrugor në zonën e Plazhit, në Durrës.

Siç duket qartë edhe në videon amatore të xhiruar nga denoncuesi, gropa e madhe e krijuar në asfalt thuajse e pamundëson kalimin e rrugës Tuneli, tek Xixat në njëri kah të saj.

Në kohë me reshje përshkimi i këtij aksi me makinë apo në këmbë vështirësohet edhe më shumë.

“A mund ta kryeni si denoncim kete sepse ketu kalojn me qindra njerez ne dite quhet rruga tuneli ne Lagjen 13 te Xixat.

Dhe sa here bie shi nuk ke ku kalon plus kalojn me qindra makina shum ngusht dhe me kete grop te madhe”- shkruan denoncuesi.

Pavarësisht se qëndron në këtë gjendje prej kohësh, gropa duket se nuk ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve, për të mundësuar riparimin e asaj dhe për t’i ofruar qytetarëve që pagiajnë rregullisht taksat rrugë brenda parametrave normalë .