Një grua 62-vjeçare ka rënë në rrethana ende të paqarta nga kati i dytë i një banese në hyrjen nr. 4 nga Porti, në lagjen 14 të Durrësit. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së saj, ndërsa paraprakisht mësohet se gruaja ka pësuar dëmtime nga rrëzimi.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo ndonjë tjetër rrethanë që ka çuar në ngjarjen.