Punonjësi i policisë i vendos gjobë një gruaje, bashkëshorti i saj nuk duron dot dhe kundërshton uniformat blu.
Ngjarja ka ndodhur dje në Durrës, në zonën e Plazhit, dhe ka për protagonist një person nga Tirana.
Shtetasi Th.N., 46 vjeç, ka qenë pasagjer në mjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga bashkëshortja e tij, kur kjo e fundit është futur kundërvajtje në rrugë.
Punonjësit e policisë që kanë konstatuar shkeljen që bëri gruaja, kanë nisur me procedurat përkatëse për të plotësuar masën administrative ndaj saj. Por bashkëshortit duket se nuk i ka pëlqyer gjoba që do të vendosej në ngarkim të së shoqes dhe ka filluar t’i kundërshtojë punonjësit e Rrugores.
Burime nga policia thonë se ndaj 46-vjeçarit janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për kundërshtimin që bëri ndaj bluve.





