Një banore e Manzës ka mbërritur në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, pasi është rrahur nga kunati dhe dy djemtë e tij, përkatësisht shtetasit M.K. 61 vjeç, A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç.
Policia e Durrësit bën të ditur se 55-vjeçarja Q.K. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal.





