Durrës, 17 gusht 2014 – Rreth orës 18. 30 të së dielës, pranë konviktit të shkollës së mesme të mjeshtërisë sportive “Benardina Qeraxhia”, në lagjen nr. 18 të Durrësit, një grua 50 vjeçare u sulmua për t’i vjedhur me dhunë çantën nga një i ri, i veshur me një bluzë ngjyrë blu dhe pantallona treçerekshe të zeza.

Gruaja, ndonëse u rrëzua për tokë, u përlesh me hajdutin dhe nuk e lejoji që t’i vidhte çantën.

Ulërimat e gruas alarmuan banorët e zonës dhe hajduti ia mbathi me vrap në drejtim të bllokut me pallate parafabrikate.

Efektivët e rendit, të njoftuar në telefon nga banorët e zonës, mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe morën në pyetje dëshmitarët.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut hajdut.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/