1 qershor 2015 – Një 37-vjeçar nga qyteti i Durrësit, është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dhunohej nga bashkëshortja e tij, 10 vjet më e re.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj shetasit V.K. 37 vjeç, që dhunohej fizikisht e psikologjikisht nga 27-vjeçarja A.K.
Burime të policisë njoftojnë se materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/