Durrës, 2 qershor 2014 – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 2 shtetas që akuzohen se për motive të dobëta kanë rrahur dhe kanosur personat me të cilët janë konfliktuar.

Në njoftimin për shtyp, policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B.R., 34 vjeç, sepse në datë 31 maj, rreth orës 15.00, në lagjen nr. 13 Durrës, ka goditur me grushta shtetasin E.R., 32 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, po të njëjtën ditë dhe po në të njëjtën lagje, shtetasi D.M., 44 vjeç, banues në Durrës, ka kanosur me fjalë shtetasin R.I., 59 vjeç.

Ndërsa 34 vjeçari B.R. akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, 44 vjeçari D.M. akuzohet për “Kanosje”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/