DURRËS, 17 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se të hënën, më 16 shkurt 2015, kanë filluar procedime penale në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve, të cilët, për motive të dobëta, konfliktet i kanë “zgjidhur”, duke përdorur grushte ndaj shtetasve të tjerë.
18-vjeçari Gentian Daullxhiu, banues në lagjen nr. 7, Durrës, rreth orës 16.00, ka goditur 55-vjeçarin Rrapush Bushi, banues në të njëjtën lagje dhe të birin, Renaton, 23 vjeç. Kurse 20-vjeçari Gramoz Zaçellari, në orën 13.45, te tregu fshatar ka goditur 39-vjeçarin Proletar Kasolli, banues në lagjen nr. 17.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





