Një dyqan në zonën e Shkozetit dhe një pallat në lagjen nr.13 në Durrës kanë rënë pre e hajdutëve një natë më parë.
Sipas burimeve policore, në zonën e Shkozetit, hajdutët kanë vjedhur gjatë natës dyqanin e shtetasit B.Ç, vjeç 28, ku kanë marrë 3 televizorë dhe 3 kompjuter playstation.
Policia e Durrësit ka dokumentuar ngjarjen, por nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve.
Ndërsa në një pallat në zonën e Plazhit, janë vjedhur 5 matësa të energjisë elektrike. Në këtë rast, autori i vjedhjes ka vepruar i vetëm.
Sektori i krimeve në policinë e Durrësit është duke punuar për zbardhjen e këtyre dy vjedhjeve dhe identifikimin e kapjen e autorëve.





