Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar.

Policia e Durrësit bën me dije se në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55-vjeçari, të cilin e kishte parkuar aty.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.