Durrës, 19 gusht 2014 – Një 71-vjeçar ka denoncuar vjedhjen e armës brenda në banesën e tij.
Shtetasi S.D., banues në Sukth, njoftoi sot policinë se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur banesën.
I moshuari deklaroi se pasi ka konstatuar se arma e gjahut, të cilën e mbante me leje nuk ndodhej në vendin ku e kishte fshehur dha menjëherë alarmin duke njoftuar edhe policinë.
Sipas tij, hajdutët i kanë vjedhur edhe disa sende personale.
Policia tha se ka shoqëruar disa persona si autorë të dyshuar të ngjarjes, banorë të Sukthit të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë për mungesë provash.
Ndërkohë policia ka vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





