Vidhet një tjetër makinë në Durrës.

Policia bën me dije se një mjet tip “Audi” në pronësi të një 55-vjeçari është vjedhur ditën e mërkurë në lagjen nr. 14 në Shkozet.

Makina ka qenë e parkuar pranë dyqanit të pronarit të saj, shtetasit H.M., kur një person i paidentifikuar e ka vjedhur.

Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.