Është një nga zanatet më të vjetra në botë dhe shumë prej hajdutëve, edhe kur kapen me “presh në duar” ose prangosen e kanë të vështirë të ndahen nga “profesioni” i tyre.

Dhe si çdo profesion kërkon që të vesh trurin në punë dhe të bësh një “goditje” të madhe.

E tillë duket edhe kjo që është realizuar një ditë më parë në Durrës.

Ndërsa sportistët po bënin stërvitje, hajdutët kanë hyrë në dhomën ku zhvishen lojtarët, në stadiumin “Niko Dovana” dhe kanë marrë me vete plot 12 celularë.

Vjedhja është konstatuar nga futbollistët, pasi janë rikthyer në ambientet e zhveshjes.

Denoncimi në polici është bërë nga trajneri F.K., 49 vjeç.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.