Hajdutët mësyjnë një tjetër banesë në Durrës, e sërish në zonën e Plazhit në lagjen nr.13.

Pre e hajdutëve ka rënë banesa e shtetasit I.M. 61 vjeç.

Sipas policisë, në banesën e tij hajdutët kanë marrë 1 orë dore dhe disa bizhuteri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës më datë 17 qershor.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.