Një banesë dhe disa matës uji janë vjedhur një natë më parë në lagjen 14 të Durrësit.

Policia njofton se është vjedhur banesa e shtetasit Rr.B., vjeç 56, ndërsa po në të njëjtën lagje, në rrugën “At Gjergj Fishta” janë vjedhur disa matës të ujit të pijshëm.

Për të dyja rastet e mësipërme, forcat blu të qytetit të Durrësit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.