Vjedhjet nuk kanë të ndalur në qarkun e Durrësit. Tre raste të tjera janë regjistruar nga policia, e cila ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.
Një shtëpi, një kioskë por edhe një transformator i energjisë kanë rënë pre e hajdutëve.
Në lagjen nr.15, është vjedhur me thyerje gjatë natës banesa e shtetasit K.K. vjeç 43, ku është marrë një televizor, disa perde dhe një armë gjahu.
Ndërsa në zonën e plazhit është vjedhur më thyerje kioska e shtetasit D.Q, vjeç 30, banues në Durrës, ku janë marrë 5 steka me cigare të markave të ndryshme.
Ndërsa transformatori në pronësi të OSHEE Krujë është vjedhur në fshatin Larushk.
Përveç dëmit ekonomik shkaktuar kompanisë së energjisë, hajdutët kanë lënë pa energji banorët, të cilët shpresojnë në lidhjen sa më të shpejtë të furnizimit me energji.





