Durrës, 25 korrik 2014 – Megjithëse në moshë ende të mitur, duket se zakonet e hajdutërisë i ka përvetësuar që tani.

Në komisariatin e policisë së Durrësit, një 24 vjeçar nga Romanati ka denoncuar faktin se i ëhstë vjedhur portofoli, ku kishte një shumë të konsiderueshme parash, plot 35 mijë lekë.

Sipas policisë, hajduti që përvetësoi portofoli është një 12 vjeçar, po nga Romanati.

Policia bën të ditur se pas kryerjes së veprimeve proceduriale rezulton se 12 vjeçari R.T. është autor i dyshuar i kësaj vjedhjeje.

Për vetë moshën e mitur, 12 vjeçari nuk mund të ndiqet penalisht. Pozitën e tij e lehtëson edhe fakti se atij i janë gjetur të pashpenzuara paratë e vjedhura, të cilat pas sekuestrimit nga ana e policisë, i janë kthyer 24 vjeçarit I.G.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/