Një 23-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici vjedhjen e automjetit tip Benz, një ditë më parë.

I riu E.T. ka rrëfyer para efektivëve të policisë se automjetin e kishte parkuar pranë shtëpisë, por pavarësisht kësaj hajduti ia kishte vjedhur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetuesit janë duke punuar për të mbledhur pamje filmike nga kamerat e sigurisë, të cilat mund të hedhin dritë mbi autorësinë e kësaj vjedhjeje.