Hamit Ballshi është 85 vjeç. Prej pranverës së 1944-ës, kohë kur Durrësi dhe Shqipëria nuk ishte çliruar akoma, ai është strehuar në shtëpinë në lagjen numër 5 në Durrës.
Për 73 vjet me radhë i moshuari ka menduar se jeton në shtëpinë e tij, të cilën e mori të rrënuar me qira dhe më pas e bleu nga pushteti popullor i asaj kohe.
Pushteti popullor i dha në formën e kredisë dy shuma të konsiderueshme parash. I moshuari thotë se këtë prag dimri përmbaruesit i kanë trokitur në derë për ta nxjerrë jashtë së bashku me bashkëshorten e tij, edhe ajo e moshuar.
Me lot në sy e dëshpërim, Hamiti tregon se në vitin 1951 morën tapinë e shtëpisë pasi e blenë atë.
Për ta ndërtuar erdhi komunalja e bashkisë. Deri vonë në 1988 ka paguar kredi për shtëpinë të cilën sot e kërkon pronari.
Ai kujton se si Sofie Qëndro e moshuara dha frymë para stolit në lulishten e bashkisë.
Ka frikë se e pret i njëjti fat, nëse do ta nxjerrin jashtë shtëpisë. Sipas tij, shtëpia kërkohet të merret në pronësi nga vjehrri i kreut të PD-së së Durrësit Oerd Bylykbashi.
Hamit Ballshi kërkon vetëm të zbardhet vërteta e shtëpisë së tij, në të cilën jeton që prej vitit 1944-ës.
Ndjekim intervistën e të moshuarit:
K.H.