Pakujdesitë që tregojnë drejtuesit e automjeteve shpesh kthehen në burim aksidenti, që mund të jenë edhe me pasoja fatale.
Pakujdesia që ka treguar një shofer në Durrës teksa ka qenë duke dalë nga automjeti i tij ka shkaktuar përplasjen e një personi që po udhëtonte me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur të hënën në lagjen nr. 16 të qytetit.
Policia informon se “Më datë 28.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.M., vjeç 37, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 16, duke hapur derën e mjetit tip “Volksvagen” i është përplasur biçiklisti, shtetasi Sh.P, vjeç 30, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal”.





