Durrës, 10 qershor 2014 – Durrsakëve nuk do iu duhet të shkojnë në Tiranë për të kryer diagnostikime anatomo-patologjike e biokimike. Shërbime të tilla do u ofrohen tashmë në spitalin e qytetit të tyre. Paraditen e sotme, në spitalin rajonal të Durrësit u hapën dy laboratorë klinik, Biokimi e Anatomo-Patologjik. 

Funksionimi i këtyre dy laboratorëve konsiderohet si mjaft të rëndësishëm edhe nga mjekët, të cilët pohojnë se tashmë pacientët mund të marrin shërbimin e duhur në spitalin e Durrësit.

I pranishëm në këtë inagurim ishte edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili theksoi se investime të këtij lloji nuk do të jenë të fundit në këtë spital.

Duke folur mbi investimet më të fundit në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së spitaleve dhe furnizimit me ilaçe, Beqja u ndal tek gjendja aktuale e krediteve që kanë mjekët, teksa shtoi se nëse situata vijon të mbetet e tillë disa prej bluzave të bardha nuk do e ushtrojnë më profesionin e tyre.

Hapja e dy laboratorëve klinik, Biokimi e Anatomo-Patologjik, erdhi falë një bashkëpunimi me mjekët e Korpusit Amerikan të Paqes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/