Një 23- vjeçar është vënë në pranga nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Edvin Murati, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz me targa DR 3182 E, në lagjen numër 13 të qytetit, hodhi në tokë, në përpjekje për t'i shpëtuar policisë, një sasi të vogël prej 6 gramësh kanabis sativa,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"parashikuar në  nenin 283/1 të Kodit Penal.