• Në kërkim dy pronarë pika inertesh në lumin Tërkuzë (Tapizë, komuna Nikël e Krujës)
DURRËS, 5 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për Qarkun Durrës-Krujë njofton se më 4 dhjetor 2014, ora 16:30 dhe ora 17:00 u arrestuan në flagrancë, përkatësisht Elson Liçi, 24 vjeç, banues në Durrës dhe Rudi Bregu, 52 vjeç, banues në Kënetë. Blutë thonë se më 4 dhjetor 2014, rreth orës 9:30, nga kontrolli i ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e drejtorisë rajonale të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) në parukerinë që ka në pronësi Liçi dhe në orën 13.45 në banesën e Bregut, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Po ashtu, më 4 dhjetor 2014 ka filluar procedimi penal në mungesë për R. H., 26 vjeç, dhe O. SH., 62 vjeç, të dy banues në Tiranë. Task forca me specialistët e OSHEE-së zbuloi lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në dy pika inertesh në pronësi të tyre, në lumin Tërkuzë të fshatit Tapizë, komuna e Niklës në rrethin e Krujës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





