DURRËS, 17 nëntor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 17 nëntor 2014 ora 2,30 u arrestua në flagrancë shtetasi Eris Prendi me banim në lagjen nr. 13 (zona e Plazhit të madh). 

Të dielën, më 16 nëntor 2014, ora 21.50, te sektori Hekurudha, duke drejtuar një  Ford Fiesta, Prendi ka aksidentuar këmbësorin F. A., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim të specializuar. 

/th. m. agjencia  lajmeve “Dyrrah”/