DURRËS, 2 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 2 dhjetor 2014, ora 1.00 pas mesnate, u arrestua në flagrancë 38-vjeçari Jetmir Muka banues në lagjen nr. 14 Durrës. Më 1 dhjetor 2014, rreth orës 21.30, ka rrahur bashkëshorten L. M, 37 vjeçe. 

Jo vetëm kaq, atij do t’i duhet të përgjigjet dhe si posedues droge, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan 102 qese farmaceutike me 321 gramë kanabis. Po ashtu u plotësua kërkesë-padia për lëshim urdhër mbrojtjeje për gruan e tij.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/