DURRËS, 26 gusht 2014 –  Biznesi ia di “kimetin” trenit dhe ka ndikuar në tejkalimin e planit në hekurudhë, ndryshe nga varfanjakët që kanë përdorur më shumë autobusët.

Referuar statistikave zyrtare të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të ndërmarrjes publike  Hekurudha Shqiptare sha, në muajin korrik 2014 transporti hekurudhor ka kryer një vëllim prej 26 157 tonë mallra, kurse si 7-mujor 152 056 tonë, duke tejkaluar planin, ku transporti ndërkombëtar ka një peshë prej 10 312 tonë dhe gjatë si 7-mujor 72 632 tonë.

Konkurrenca e autotransportit dhe prishja e stacionit të udhëtarëve në Tiranë, ka ndikuar dukshëm negativisht në transportin me shina të njerëzve dhe pse shumë-shumë më i lirë se me autobusë: në korrik kanë përdorur trenin 18 710 veta nga 42 mijë të planifikuar, kurse si 7-mujor kanë udhëtuar mbi shina 111 286 shqiptarë nga 172 mijë të planifikuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/