Durrës, 10 korrik 2014 – Tre fëmijë të mitur, banorë të fshatit Fllakë, në komunën e Katundit të ri, kanë rrezikuar seriozisht jetën, pasi kanë konsumuar një tretësirë pesticidesh duke e kujtuar për ujë.
Siç njofton policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, kur tre vogëlushëtL.L., 7 vjeç, I.Ç., 7 vjeç dhe A.Ç., 3 vjeçe janë dërguar me urgjencë nga prindërit e tyre në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Pakujdesia e prindërve në lënien vend e pa vend të bidonëve me tretësirë pesticidesh për pak është shndërruar në tragjedi për tre të vegjlit. Të etur për ujë ata kanë konsumuar nga bidoni me helm një sasi të konsiderueshme pesticidi dhe vetëm më pas kanë nisur të ndihen keq.
Fatmirësisht pas mjekimit të marrë nga bluzat e bardha ata janë jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





