Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Durrës kanë referuar materialet në Prokurori për një shoqëri tregtare të huaj, e dyshuar se në mars të vitit 2020 ka shitur dhe transportuar për llogari të shtetasit E. S., 45 vjeç, banues në Durrës, një automjet që rezulton i shpallur në kërkim në Belgjikë.
Policia bën me dije se vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.





