DURRËS, 5 dhjetor 2014 – Edhe oficeri i policisë përfshihet në sherr banal, madje nxjerr dhe shtie në ajër me pistoletën e punës për të frikësuar.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bëri të ditur se, më 4 dhjetor 2014, u zhvilluan hetime në gjendje të lirë në ngarkim të A. D., 44 vjeç, banues në Durrës, oficer policie në drejtorinë e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit. Ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, më 3 dhjetor 2014, rreth orës 22.40, në bar-restorant “Shënvlashi”, në lagjen nr. 12 Durrës, afër tregut bujqësor.
Oficeri i organeve të rendit u konfliktua për motive të dobëta me vëllezërit Gëzim, 27 vjeç, dhe Sokol Laliqi, 24 vjeç, banues në lagjen nr. 12 Durrës. Pjesëtari i forcave ligjzbatuese i ka kanosur Laliqët, duke qëlluar në ajër me armën e punës, pistoletë TT.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





