23 maj 2015 – Një 29-vjeçar në Durrës po hetohet në gjendje të lirë nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar, pasi dyshohet se ka kryer disa transferta të dyshimta parash.
B.B., 29 vjeç, dyshohet se për periudha të ndryshme kohore ka kryer transferime të mëdha e të dyshimta parash, duke i kaluar të ardhurat nga dy biznese në llogarinë e tij personale. Policia po vijon hetimet mbi këtë veprimtari të dyshimtë.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Durrës për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/