Kishte ardhur për pushime në Durrës, por ka përfunduar në spital për shkak të një incidenti.
Shtetasi K.Rr., vjeç 28, banues në Gjilan të Kosovës, ditën e hënë më 28 gusht, teksa po pushonte në plazhin e Durrësit në lagjen nr. 13, është hedhur nga trampolina dhe ka marrë dëmtime.
Policia bën me dije se ai është transportuar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





