DURRES, 24 qershor 2013 – Në orët e para të ditës së hënë një ngjarje e rëndë ndodhi 15 milje larg portit të Durrësit, një person ende i paidentifikuar u hodh nga trageti.

Kapiteni i tragetit ka vërejtur hedhjen e personit dhe menjëherë ka lajmëruar kapitanerinë e portit të Durrësit.

Grupet e shpëtimit, të ardhura edhe nga dy tragete të tjerë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e personit të hedhur në det.

Ende të paqarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje.