24 familje të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, sot iu gëzuan banesave të reja.
Në sallën e Këshillit Bashkiak u hodh shorteu publik për 24 familjet përfituese të apartamenteve në banesën kolektive nr.458, në Shkozet, të rindërtuar në po të njëjtin vend.
Pas 3 vitesh pritjeje, banorët përfitues u shprehën mjaft të lumtur për apartamentet e reja, ku pritet të sistemohen shumë shpejt.
Ky është pallati i tretë i rindërtuar në Durrës, pas atij të Vipave dhe godinës me nr.1052.
3 vite pas lëkundjes sizmike të 26 nëntorit, në Durrës vijon puna për rindërtimin e pallateve në po të njëjtin vend dhe 996 apartamenteve të reja në sitin e Spitallës për të pastrehët e tërmetit.





