Shkulet memoriali i 4 policëve të vrarë nga Dritan Dajti në qytetin e Durrësit,

Pllaka përkujtimore, e vendosur rreth një muaj në zonën e plazhit të Durrësit, në vendin ku u vranë 4 efektivë të policisë, është hequr, ndërsa siç duket edhe në fotot dhe pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon aty kanë mbetur vetëm vidat.

Vepra u realizua nga skulptori Ardian Pepa, me porosi të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës,. 

4 efektivët e rënë krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari u përjetësuan në një nga rrugët kryesore të qytetit. Rruga në zonën e plazhit u riemërua “Dëshmorët e Kombit” në nderim të tyre.

Burime të Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se memoriali është larguar, ngaqë i ishin liruar vidat. Nuk dihet ende se kur do të rivendoset pllaka përkujtimore, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” të qytetit bregdetar.