DURRES, 4 gusht 2013 – Një person ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, si pasojë e pijes së tepërt.

Viktima mashkull mendohet të jetë i moshës rreth 45 vjeç.

Si pasojë e konsumimit të tepërt të pijes, viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, humbi jetën në një lokal, në lagjen numër 15, në Spitallë, rreth orës 17:30.
 
Pasi janë njoftuar nga personat e ndodhur në vendngjarje, menjeherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniforma blu të Durrësit, për të hetuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 45-vjeçarit.