Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, ka humbur jetën një shtetase në shtëpinë e saj.

“Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.