Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetitn e Durrësit tek mbikalimi i trenit. Policia bën me dije se G.K., 24 vjeç banues në Katund të Ri, ka aksidentuar në unazën  Plepa-Shkozet një shtetas.

Mësohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit Mini Cooper, që ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndodhur përplasja.

I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë për 24-vjeçarin ka filluar procedimi sipas nenit 290/1 të Kodit Penal.