Një i ri nga Durrësi ka bërë aksidentuar në orët e para të mëngjesit pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur, por fatmirësisht pa u lënduar.
Bëhet fjalë për shtetasin A. Bufi 29 vjeç, banues në Durrës, i cili teksa ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Ngjarja ëshët regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen nr.14 (Shkozet).
Policia thotë se gjatë testit të alkoolit rezultoi se Bufi ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/litër. Ai u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





