9 gusht 2015 – Të dielën, më 9 gusht 2015, ka hyrë në operim, në linjën Bari-Durrës-Bari, trageti “Rhapsody” i kompanisë së madhe italiane GNV. Është nisur nga porti i Barit, më 9 gusht ora 4:29 minuta të mëngjesit dhe ka mbërritur në Durrës ora 11:05. Duhej të niste udhëtimet më 31 korrik 2015, por për mbi një javë, në vend të tij ka operuar trageti tjetër i GNN-së “Snav Lazio”.
Info
“Rhapsody” është 172 metra i gjatë, 30,4 metra i gjerë. Tonazhi 44 307 tonë. Ka kapacitet për 2 460 udhëtarë dhe 706 automjete. Ekuipazhi përbëhet nga 196 veta, përfshirë 17 oficerë. Trageti është një nga më luksozët e ndërtuar ndonjëherë në kantierin “Chantiers de l'Atlantique” në Sen Nazer (Saint-Nazaire), Francë. Përfundoi ndërtimin më 4 prill 1996. Kostoja origjinale arriti në 168 milionë euro. Kompania italiane SNAV/GNV e bleu me rreth 7 milionë euro nga francezët, që do ta çonin për skrap pas aksidentit të rëndë më 28-29 tetor 2012. U rimorkiua në vitin 2014 nga Marseja në Napoli për riparimet e para. Ka flamur të Maltës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





