Policia e Durrësit arrestoi 49-vjeçarin B. H., pasi në rrugën “Vëllazërimi” u përplas me një automjet tjetër duke qenë në gjendje të dehur. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht tre shtetas:
– S. Rr., 26 vjeç, nga Tirana, pasi gjatë punës në subjektin ku ishte përgjegjës për sigurinë teknike, është dëmtuar një punonjës 31-vjeçar;
– R. K., 37 vjeç, nga Durrësi, pasi ka goditur me grushta një 39-vjeçar;
– A. D., 47 vjeç, nga Durrësi, pasi ka fyer një shtetas.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Vëllazërimi”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dje, dyshohet se gjatë punës në subjektin ku 26-vjeçari është përgjegjës për sigurinë teknike, është dëmtuar një punonjës 31 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë;
-R. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 39-vjeçar;
-A. D., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka fyer një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





