DURRËS, 21 nëntor 2013 – Sado që janë shtuar kontrollet dhe arrestiomet për pijanceët në timon, ende ka njerëz që nuk pyesin dhe marrin në qafë edhe ata që i kanë në veturë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 20 nëntor 2013, ora 20.30, u bë arrestimi në flagrancë i Benard U., 26 vjeç, banues në Durrës. Rreth orës 15.30, në lagjen nr. 15 Durrës, duke drejtuar njnë Benz me targa AA 204 GU, në gjendje të dehur ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një objekti. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri E.Ç., 25 vjec, banues në Durrës.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/