Një person i dehur nga Shkodra ka shkaktuar momente të frikshme te zona e Kepit të Rodonit në Durrës, duke kanosur me pistoletë një 55-vjeçar.
Sipas policisë, “shtetasi Gj.Sh, vjeç 48 banues në Shkodër, te Kepi Rodonit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka kanosur duke qëlluar në ajër me një pistoletë shtetasin B.K., vjeç 55, banues në fshatin Shetaj”.
Policia bën me dije se pistoleta në fakt ka qenë imituese dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 gëzhoja imituese.
Nuk jepen detaje të tjera nëse shkodrani ka pasur konflikte të mëparshme me 55-vjeçarin, apo ngjarja ka rrjedhur si pasojë e gjendjes së tij të alkoolizuar.
Materialet procedurale në ngarkim të shkodranit i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





