I dehur në timon, përfshihet në një aksident rrugor dhe hyn në telashe. Kjo i ka ndodhur një 32-vjeçari në lagjen nr.15 në Durrës.
Duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip “Ford” ka marrë përpara një mjet tjetër, të së njëjtës markë, në pronësi të shtetasit A.Gj.
Si pasojë e goditjes, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Pas daljes së pijes në komisariat, tashmë 32-vjeçari është në telashe me ligjin.





