Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale A.K, pasi është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 2 javë burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 14 ditë burgim.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.