Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg për vjedhje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u ndalua shtetasi në kërkim Jurgen Doraci, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 26.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.