Hajduti që ka hyrë në shtëpinë e 61-vjeçarit E.M., banor i lagjes nr.18 Durrës, ka marrë me vete vetëm një monedhë floriri.
I zoti i shtëpisë, kur është kthyer në banesë ka parë se ajo ishte “vizituar” nga hajduti, por pas kontrollit për të parë se çfarë i ishte vjedhur, 61-vjeçari konstatoi se mungonte vetëm një monedhë e artë.
Ai ka bërë denoncim në polici për vjedhjen, ndërkohë që efektivët kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





