Xhelal Musai është një prej kryefamiljarëve, i cili mbërriti nga Puka vite më pare, për t’u sistemuar në ish-Kënetën e Durrësit.
35-vjeçari, përpos problemeve të rënda ekonomike dhe sociale që kalonte familja e ardhur nga qyteti verior, u bë shkak që ato të thelloheshin edhe më tej, pasi ai nisi të humbiste shuma të konsiderueshme në lojërat e fatit.
Familja Musai është një nga familjet e përzgjedhura në programin e Rrjetit për Integrimin Social për promovimin e vlerave të familjes. Kryefamiljari deklaroi se pas një viti, jeta e tij dhe e familjes ka ndryshuar tërësisht, falë bashkëpunimit dhe angazhimit të dyanshëm.
Programi në fjalë funksion prej 5 vitesh në zonën e ish-Kënetës dhe Porto-Romanos dhe deri tani objekt i tij janë bërë rreth 70 familje.
K.H.





